Frytdhënije rekorde e mandarinave
Prej tvteuta10:20, 3 Tetor 2016
Këtë vit kemi një frytëdhënije rekorde të mandarinave,si në aspektin e sasisë,ashtu edhe cilësisë-kështu deklaroi për televizionin Teuta këshilltari për bujqësi pranë Kuvendit Komunal Gani Rexha.
“Llogaritet që në komunën e Ulqinit të ketë 300-350 mijë bimë frytëdhënëse të mandarinaveme,ndërsa për treg shkojnë rreth 5-6 mijë ton mandarina të kalibruara.Çmini mesatar i kësaj kulture tropikale sillet 40 deri në 50 cent për kilogram”shprehet këshilltari Rexha.
Sa i përket organizimit të grumbullimit të mandarinave akoma nuk kemi informata a do të realizohet ,edhe pse kishte paraljmërime nga këshilltari për ekonomi pranë Ambasadës Hungareze kurë i bëri vizitë Komunës së Ulqinit,shton ai.