Sporti Më shumë

22-23 prill: Turne në ping pon

Prej tvteuta15:49, 5 Prill 2017

Turneu ndërkombëtar në ping pong, Trofeu i Ulqinit , do të mbahet më 22 dhe 23 prill, njoftohet nga organizatorët e këtij turneu. Turneu do të sjellë së bashku lojtarët e pingpongut në konkurrencën e kadetëve të rinj dhe të vjetër, të moshuarit dhe veteranët në katër kategori të moshave 40-49, 50-59, 60-64 dhe mbi 65 vjeç. Tarifa e regjistrimit për turneun është dhjetë euro dhe aplikimet mund të dërgohen deri më 21 prill. Njoftohet se për fituesit e turneut në kategorinë e seniorëve janë siguruar 200 euro shpërblim për fituesin , ndërsa për finalistin 100 euro.

Turneu do të luhet në sallën e shkollës fillore Marshall Tito në 12 tavolina. Organizatorë të turneut janë Shoqata e ping-pongut e Malit të Zi, Klubet e ping-pongut Valdanos dhe Spin City taksi, me përkrahjen e komunës së Ulqinit dhe Organizatës turistike të qytetit.

  • 1

    Radio