Erërat e forta shkaktuan dëme të mëdha për klubin e tenisit “Bellevue”
Prej tvteuta26 February 2019
Erërat e forta që karakterizuan komunën e Ulqinit fundjavën që lamë pas kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe për klubin e tenisit “Bellevue”. Dëmi më i madh është dëmtimi i pëlhurës mbrojtëse i cili ka edhe vlerën më të madhe monetare. Drejtori i klubit të tenisit “Bellevue”, Senad Tafa u drejtua Televizionit Teuta me qellim që dëmet e tyre të bëhen publike dhe në këtë mënyrë tu drejtohet për ndihmë edhe insitucioneve, duke qënë se ky klub ka në prag organizimin e turneve të mëdha ndërkombëtare siç është edhe turneu Fed Cup.Dëmet e shkaktuara arrijnë vleren e rreth 20 mijë eurove shton Tafa. Stërvitjet dimërore janë ndërprerë dhe ato pritet që të fillojnë mbas datës 10 mars.