Rajoni/Bota Më shumë

Zyrtarët: Vritet në shtëpi Presidenti i Haitit Jovenel Moïse

Prej tvteuta15:00, 7 Korrik 2021

Presidenti i Haitit Jovenel Moïse u vra gjatë një sulmi në rezidencën e tij private sipas një deklarate të lëshuar të mërkurën nga kryeministri i përkohshëm i vendit. Ky i fundit e quajti vrasjen një “akt urrejtjeje, çnjerëzor e barbar”.

Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph tha gjithashtu se gjatë sulmit që ndodhi gjatë natës u plagos edhe Zonja e Parë Martine Moïse, e cila ndodhet e shtruar në spital.

Para ngjarjes Haiti ndodhej në një situatë të pasigurt politike, e cila ishte bërë gjithnjë e më e paqëndrueshme ndërsa pakënaqësitë nën udhëheqjen e Jovenel Moïse-t ishin rritur. Presidenti po drejtonte me dekrete prej më shumë se dy vitesh pasi vendi dështoi të mbajë zgjedhje ndërsa opozita në muajt e fundit i kishte kërkuar atij të largohej nga detyra.

Zoti Jozeph e dënoi vrasjen duke e cilësuar atë një “akt urrejtjeje, çnjerëzor e barbar”. Ai tha se disa nga sulmuesit kishin folur spanjisht por nuk dha detaje të tjera.

  • 1

    Radio