Sociale Më shumë

Zjarr në deponinë Hije në Krruç

Prej tvteuta17:25, 23 Dhjetor 2016

Në deponinë Hije e cila gjendet në Krruç  të komunës së Ulqinit vazhdon hedhja e mbeturinave organike. Si shkak i kësaj ka ardhur edhe deri tek ndezja e zjarrit dhe ndotja e ambientit. Nënkryetari i bashkësisë lokale të Krruçit Pavle Vukçetiq për Televizionin Teuta shprehet se që nga viti 2011 komuna e Ulqinit ka sjellur vendimin që në këtë deponi mos të hidhen më mbeturina organike, dhe bën apel që të gjenden fajtorët dhe kjo gjë të mos përsëritet në të ardhmen.

Ekologu Xhelal Hoxhiq tha se çdo vit kemi nga një problem më shumë sa i përket ruajtjes së mjedisit, dhe se Komuna e Ulqinit si dhe Ndërmarrja Komunale duhet të marrin masa për këtë rast. Banorët e Krruçit dhe banorët e Krythës së Ulqinit janë drejtuar tek përfaqësuesit e bashkësive lokale të këtyre dy vendbanimeve pasi ajri është tejet i ndotur dhe kundërmon erë të keqe. Të gjithë duhet të veprojnë dhe të ndërgjegjësohen për këtë çështje pasi shumë pranë kësaj deponie është edhe Valdanosi me një numër të  madhë të ullinjve që mund të preken nga zjarri.

  • 1

    Radio