Aktuale Më shumë

Zgjedhjet në Francë. Macron mund të humbasë shumicën

Prej tvteuta17:46, 19 Qershor 2022

Në Francë sot mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare, për të vendosur se kush do ta kontrollojë Parlamentin e Francës, raporton BBC. Macron mposhti ekstremin e djathtë në prill, por kësaj radhe sfida është më e vështirë.

Jean-Luc Melenchon i ekstremit të majtë drejton aleancën e gjelbër dhe të majtë që përfundoi shumë afër me Macronin në rundin e parë një javë më parë. Aleanca e quan veten Nupes , sipas  sondazheve,  mund ta ndalojë Macronin të fitojë 289 ulëse që i duhet për ta pasur shumicën në Parlament. Macron drejton aleancën centriste, Ensemble, por Nupes ka bërë për vete votuesit me premtimin për të ulur çmimet, për të ulur moshën e pensionimit dhe për të luftuar ndryshimet klimatike.

  • 1

    Radio