Politikë Më shumë

Zbutet friga nga lufta: Rusia tregon që tërheq trupat nga kufiri

Prej tvteuta15:45, 15 Shkurt 2022

Pasi që ditëve në vijim ka ekzistuar friga nga shpërthimi i një lufte me përmasa të mëdha, më në fund Rusia tregon që do të bëjë zhvendosjen e disa trupave të saja nga kufijtë. Rusia tregon që kurrë nuk ka pasur plane sulmi apo invazioni dhe se bota perëndimore e ka egzagjëruar dhe ka shkaktuar panikë të panevojshme me propaganda e tyre. Ne kemi vepruar vetëm disa trajnime ushtarake të cilat do të zgjasin deri më 20 shkurt, tregon Igor Konashenkov. Rusia ka lidhje të gjata tradicionale me Ukrainën dhe normalisht që nuk dëshiron që ajo të hyjë në NATO thekson ai.

Ministri i punëve të jashtme  i Ukrainës, Dymytro Kuleba tregon se ai do ta besoj zhvendosjen e trupave në atë moment kur do ta shohë.

Maria Zakharova, zyrtare e lartë e ministris së punëve të jashtme të Rusisë tregon se kjo do të hyjë në histori si dita ku propaganda perëndimore ka dështuar. “Ato kanë humbur luftën edhe pse asnjë fishek nuk është gjuajtur” thekson ajo.

  • 1

    Radio