Aktuale Më shumë

Zbritet ulja e akcizave për karburantet. Mund të ketë rritje të çmimit

Prej tvteuta17:24, 1 Dhjetor 2022

Ministria e Financave njoftoi se ulja e akcizës për karburantet, në periudhën nga 6 dhjetori i këtij viti deri më 3 janar të vitit të ardhshëm, do të jetë në masën prej 25 për qind. Akcizat për karburantet prej majit ishin më të ulëta për 50 për qind ndërsa nga tetori për 40%.

“Qeveria vijon të sjellë masa në mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë, ndër të tjera me synimin për të zgjatur uljen e akcizës për karburantet, e cila pritet të jetë 25 për qind në periudhën 6 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023. ”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Ata shtojnë se reduktimet e mëparshme shtatëmujore të akcizës për karburantet i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 37 milionë euro në krahasim me periudhën e krahasueshme të vitit të kaluar.

“Të gjitha me synimin që qytetarët dhe ekonomia të kenë karburant më të lirë, dhe të përballojnë më lehtë pasojat e goditjeve të tregut global. Ministria e Financave tregoi përgjegjësi të plotë, duke reaguar në kohën e duhur në mënyrë që të kontribuojë ndjeshëm në uljen e çmimeve, edhe pse ulja e akcizës dukshëm ka ndikuar negativisht në të ardhurat e shtetit”, theksojnë nga ky dikaster. Heqjen e një pjese të uljes së akcizës ata e ragumentojnë edhe ma uljen e çmimmeve të naftës në tregun global, çka sipa styre, do të ndikojë që të mos ketë rritje të re drastike të çmimeve në Mal të Zi.

  • 1

    Radio