Rajoni/Bota Më shumë

Wesley Clark sot viziton Kosovën

Prej tvteuta09:23, 7 Korrik 2021

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, sot në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark. Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror. Pas takimit, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për medie. Gjatë ditës gjenerali Clark do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Clark ka qenë komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, në kohën e ndërhyrjes në Republikën Federale të Jugosllavisë (RFJ), e cila ka nisur më 24 mars, 1999, dhe ka përfunduar më 10 qershor, 1999.

 

  • 1

    Radio