Vendi i dytë për gjimnazin e Ulqinit
Prej tvteuta10:15, 10 Qershor 2016
Parlamenti i nxënësve të Shkollës së mesme „Vëllazërim-Bashkim“ në Ulqin ka fituar vendin e dytë në garën për parlamentin më aktiv të nxënësve në Mal të Zi, njoftohet nga Ministria e arsimit.
Gjimnazistëve nga Ulqini si shpërblim nga ana e Ministrisë dhe Unionit të nxënësve të shkollës së mesme u takuan video projektori dhe pëlhurat. Ndarja e çmimeve u bë nga ministri i arsimit Predrag Boshkoviq.