Kulturë Më shumë

Vahida Hasanaga Nimanbegu paraqet punimet ne Boston dhe New York

Prej tvteuta04:47, 8 Korrik 2015

Vahida Hasanaga Nimanbegu, artistja e mirenjohur nga Ulqini prej dates 26 qershor deri me 7 korrik prezentoi punimet e veta ne dy ekspozita te organizuara ne SHBA, njëra u hap në Boston me 26 qershor në galerinë “Modestino” kurse tjetra në New York me 6 korrik në galerinë “MC”.
Keto ekspozita u organizuan nga Departamenti i Ariti të Universitetit Massachusetts per kater artistet shiptare, ku pervec piktores ulqinake Vahida Hasanaga Nimanbegu ne ekspozite punimet e veta I prezantuan edhe Jona Dividi nga Shqipëria, Burhan Ahmeti nga Maqedonia dhe Arben Dermaku nga Kosova.
Gjate qendrimit ne Universitetin e Arteve ne Boston, piktoret paten rastin te ndajne eksperienca me profesoret dhe studentet ne teknika te ndryshme duke realizuar punimet me demonstrime te hapura.
Në ekspozitën e mbajtur në New York, secili artist prezantoi 8-10 piktura e reja te cilat jane punuar ne Universitetin Masachusetts ne Boston, ku morën pjesë edhe artistët e njohur Ilo Oxa dhe Arjana Xhemajli.

  • 1

    Radio