Sociale Më shumë

Ulqini me vdekshmërinë më të lartë nga Covid 19, krahasuar me numrin e të infektuarve

Prej tvteuta18:39, 31 Tetor 2020

Krahasuar me numrin e të infektuarve, Ulqini ka përqindjen më të lartë të vdekjeve nga Covid 19 nga të gjithë qytetet e tjerë të Malit të Zi, tregojnë të dhënat e ISHP. Gjatë periudhës prej muajit qershor, në qytetin tonë janë regjistruar 473 të infektuar me virusin korona, prej të cilëve 18 e kanë humbur jetën, 314 janë shëruar, kurse 141 janë të infektuar aktiv. 18 rastet e vdekjes janë 3.8% e rasteve të infektuarve, përqindja më e lartë nga të gjithë qytetet e tjera, kurse pas Ulqinit vjen Biello Polje, e cila regjistron shkallë të vdekshmërisë prej 3.2%. Qytetet e tjera qëndrojnë shumë më mirë, sidomos Podgorica, e cila gjatë kësaj periudhe ka pasur 43 të vdekur nga 6400 të infektuar, apo 0.6%. Numri  i lartë i vdekshmërisë nga Covid 19 në Ulqin, nuk mund ti adresohet moshës së të infektuarve apo ndonjë faktori tjetër specifik, pasi viktimat kanë qenë edhe mjaft të rinj. E gjithë kjo situatë ka krijuar mjaft shqetësim tek banorët, duke ulur besimin e tyre në institucionet shëndetësore, çka si pasojë mund të ketë ngurrimin  e të infektuarve për të kërkuar ndihmën mjeksore në kohën e duhur, dhe në këtë mënyrë të rrezikojnë edhe më tej shëndetin.

  • 1

    Radio