Ulqinaket nuk arritën rezultat në ndeshjen e fundit
Prej tvteuta16:18, 4 Nëntor 2017
Në sallën shkollës fillore “Marshali Tito” u zhvillua ndeshja në hendboll në mes të klubit “Ulqin” dhe “Berane 2003”. Në xhiron e pestë të Ligës së dytë malazeze pas takimit të dy klubeve rezultati final ishte 20:31 në favor të mysafirëve nga Berane.
Të dy skuadrat në ndeshjet e radhës do të takohen me ekipin “AS” nga Tivari.