Aktuale Më shumë

Ulqin: Vrau mëshqerrën e dikujt tjetër me disa të shtëna

Prej tvteuta11:20, 5 Prill 2022

Me disa të shtëna nga një pushkë gjuetie Ulqinaku A.D. ka vrarë mëshqerrën e dikujt tjetër që ka gjetur buzë rrugës, por në seancën e parë në polici dhe prokurori nuk ka pranuar të shpjegojë pse e ka bërë këtë, përveçse ka thënë se është detyruar ta bëjë këtë, ka zbuluar “Vijesti”.

Tre orë pas ngjarjes skandaloze, ai u arrestua në vend i dyshuar për kryerjen e veprave kriminale – armëmbajtje pa leje dhe torturë dhe vrasje të kafshëve.

Të premten mbrëma, sipas “Vijesti”, ai është ndaluar në Departamentin e Sigurisë (OB) Ulqin, por të shtunën pas seancës dëgjimore në Prokurorinë Themelore të Shtetit (ODT), është liruar për t’u mbrojtur në procedurë të mëtutjeshme, i detyruar që të raportojë çdo ndryshim të adresës ose vendbanimit.

  • 1

    Radio