Aktuale Më shumë

UDSH i kerrkon Abazoviqit lejimin e kalimit te kufirit me certifikat(per moshat e caktuara)

Prej tvteuta23:59, 7 Korrik 2022

Reagim UDSH-

Qytetare te nderuar, gjatë ketyre ditëve jemi koshient me atë që po ndodh, shteti jonë ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë te cilës fëmijët e shtetit të Kosovës u lejohej që të kalojnë kufirin e shtetit të Malit të Zi vetëm me çertifikatë të lindjes.

Certifikata e Lindjes është dokument zyrtar që lëshohet nga zyra e Gjendjes Civile, dhe është dokument i cili shërben si bazë fillestare për kërkimin e dokumenteve të tjerë të identifikimit specifik si pasaporta, letërnjoftimi apo patenta. Po të jetë e paisur me fotografi shërben dhe si dokument identifikimi për personat nën moshën 16 vjeç.

Të gjithë e dimë që ato që e mbajnë gjallë turizmin e qytetit tonë janë pikërisht shtetasit Kosovar, prandaj me këtë rast i drejtohemi publikisht kryeministrit z. Abazoviqit që Vendimin e lartëpërmendur ta kthej në fuqi.

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

  • 1

    Radio