U mbajt promovimi i librit të Hajredin Bej Cakranit
Prej tvteuta10:01, 19 Maj 2017
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, organizoi promovimin e librit, ” Kujtimet e një firmëtari” te autorit Hajredin Bej Cakrani, të botuar nga Auron Tare. Kryetari i KKSH-së Genci Nimanbegu u shpreh se ato gjithmonë kanë për qellim që të promovojnë kulturen dhe historinë e popullit shqiptar prandaj edhe ky liber gjeti përkrahjen e tyre duke qënë se mbart në vete vlerat historike të popullit shqiptar. Mbi librin foli edhe matematicienti nga Ulqini ,Ilir Çapuni, i cili jeton dhe vepron ne Shqipëri.
Historiani Kastriot Bimo, i cili edhe ka punuar në këtë liber, foli mbi historinë e përbashkët të popullit shqiptar, dhe për rrolin e shqiptarëve të Malit të Zi. Pasardhesi i Hajredin Bej Cakranit, Kujtim Cakrani u shpreh se ndihet krenar që vjen për të prezantuar këtë liber me rëndësi për familjen e tyre. Ai shtoj se historia e popullit shqiptar është akoma e pazbuluar siç duhet të jetë, këtë e dëshmon edhe fakti se ne akoma edhe sot vazhdojmë të jemi të ndarë në troje të ndryshme. Të pranishmit patën mundësi që të shtrojnë pyetje dhe të hedhin dritë mbi pozitën e shqiptarëve ne Mal të Zi e posaçërisht të Ulqinakëve.