U mbajt mbledhje komemorative në kujtim të mësuesit veteran Vatë Elezaj
Prej tvteuta16:04, 18 Maj 2017
Me rastin e vdekjes së mësuesit të popullit Vatë Elezaj ,Shkolla Fillore “Marko Nuculloviq” në Shtoj në nderë të mësuesit të parë të kësaj shkolle mbajti mbledhje komemorative.Morrën pjesë familjarë,miq,shokë,kolegë,dhe nxënësit e tij ku kujtuan jetën dhe veprën e mësuesit Vatë. Në emër të shkollës fillore “Mark Nuculloviq “drejtori i Dul Asllani tha se mësuesi Vatë Elezaj mësoi dhe edukoi breza të tërë, andai do të kujtohet gjithmonë si pishtar i shkollave shipe. Nxënësi dhe deputeti në parlamentin e Malit të Zi ,Luigj Shkreli ndër të tjera tha se puna e tij shumëvjeçare, sakrifica për këtë popull ka sjellë dritë e cila ka munguar shumë në këto troje
Luigj Gjeloshaj ish drejtori i shkollës fillore “Mark Nuculloviq” foli për bigrafinë veprimtarinë e pishtarit të arsimit shqip,ndërsa mësuesi në pension nga Ana e Malit ,Haxhi Taipi u fokusua në raportet kolegiale që kanë pasur me të ndjerin Vatë.
Në emër të familjes të pranishmëve ju drejtua vajza e mësuesit Vatë, Leze Lazari, e cila falënderoi të gjithë për pjesëmarrje dhe respektin e treguar në këto ditë të vështira që kalon familja e Vatë Martinit. Vetë Elezaj nderrojë jetë të hënën , me 16 maj, në moshën 96 vjeçare. Përsonalitet i cili ka gëzuar rrespektin e të gjithëve andaj edhe kjo mbledhje është në kujtim të një individi të shquar për rrugën e dijes dhe të edukimit.