Tregu i peshkut vetëm për peshk nga rezervatet

Prej tvteuta16:03, 21 Janar 2019

Tregu i peshkut në Ulqin akoma nuk është jetësuar për peshkatarët vendas.Hapja e bë në mars të vitit të kaluar, dhe u mendua që më në fund banorët e Komunës së Ulqinit do të kenë një vend ku do të mund të furnizohen me peshk të freskët nga peshkatarët vendas.  Drejtori i NP Veprimtaritë Komunale, Skender Kaleziq thotë se në ankandin publik për pultet e shitjes nuk është paraqitur asnjë peshkatarë,edhe pse sipas tij, çmimet kanë qenë më të ulta se në qytetet tjera. Ai  tha se shpejt do të hapin ankandin tjetër ku do të përfshihet edhe tregu i pemë-perimeve dhe i suvenirëve .Në këtë treg vetëm ditëve të pazarit mund të gjendet peshk, dhe atë ai i rritur në rezervate. Shitja e peshkut vazhdon të bëhet nëpër rrugë,për çka Kaleziq vë gishtin mbi policinë komunale e cila do të duhej të reagonte,pasi shitja në këtë mënyrë mund të jetë e rrezikshme. Ky treg me vlerë 46 mijë euro,u ndërtua nëpërmjet projektit të realizuar nga Zyra për projekte në Komunën e Ulqinit me ndihmën e Mbretërisë Norvegjeze.

  • 1

    Radio