Ekonomi Më shumë

TIKA vizitoi fabrikën e vajit në Pistull

Prej tvteuta16:16, 7 Nëntor 2018

Koordinatori i sapoemëruar i Agjencisë Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Koordinim të TIKA-s në Mal të Zi, Enver Resulogulari, vizitoi Shoqatën e  ullishtarëve në Pistull dhe fabrikën e vajit në atë zonë. Resulogulari tha se TIKA ka investuar deri tani në katërmbëdhjetë projekte në Ulqin dhe do të vazhdojë të investojë edhe në të ardhmen.

“Kjo fabrikë është projekti i katërmbëdhjetë që kemi zbatuar në territorin e Ulqinit. Ne duam të inkurajojmë sa më shumë njerëz për t’u angazhuar me rritjen e ullinjve”, tha Resulogulari, i cili u bëri thirrje kultivuesve të ullirit të përfitojnë nga ekzistenca e këtij objekti. Agjencia turke financoi hapjen e këtij objekti në vitin 2017, e pajisur me pajisje moderne dhe teknologji të përpunimit të ullinjve, të cilat mund të përpunojnë deri në dhjetë ton ullinj në ditë. Të gjitha makinat u importuan nga Turqia.

  • 1

    Radio