Aktuale Më shumë

Teherani pranon se ka furnizuar me dronë Putinin

Prej tvteuta14:41, 5 Nëntor 2022

Irani ka pranuar për herë të parë se po furnizon me dronë Rusinë duke përshkallëzuar më tej luftimet në Ukrainë. Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian thekson megjithatë se dronët i janë dhuruar Moskës para se të niste lufta e Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Me këta dronë iranianë, Rusia ka bombaruar pwr disa javë qytetet ukrainase. Ditë më parë, zyrtarët iranianë kanë hedhur poshtë armatosjen e Rusisë për luftën në Ukrainë. Ndonëse e ka pranuar dërgesën në Rusi, ministri iranian ka thënë të shtunën se vendi i tij nuk është në dijeni për përdorimin e dronëve të tij në luftën në Ukrainë. Sipas tij, Irani është i përkushtuar për ndaljen e konfliktit.
“Nëse Ukraina ka dokumente që dëshmojnë se Rusia ka përdorur dronët iranianë në Ukrainë, atëherë ajo duhet të na informojë”, ka thënë ai.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë i kanë kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që të hetojë nëse Rusia ka përdorur dronë iranianë për të sulmuar civilët në Ukrainë.

  • 1

    Radio