Aktuale Më shumë

Të ndjeken penalisht ata që janë përgjegjës për sulmin në pronën e Spasojeviqit

Prej tvteuta08:52, 2 Dhjetor 2022

Ministria e Drejtësisë dënoi ashpër sulmin në pronën e Predrag Spasojeviq, kreut të Burgut Hetues.

Presim nga organet kompetente që sa më shpejt të ndërmarrin të gjitha veprimet dhe masat në kuadër të kompetencave të tyre ligjore, të hetojnë të gjitha rrethanat e rastit të lartpërmendur dhe të ndjekin penalisht personat përgjegjës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë në Twitter.

Kujtojmë se mbrëmë rreth orës 20:00 në afërsi të shtëpisë së shefit Spasojeviq në lagjen Podanje të Danilovgradit është aktivizuar një mjet shpërthyes. Nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale.

  • 1

    Radio