Aktuale Më shumë

Tani për tani, plani është që një orë mësimi të zgjasë 45 minuta

Prej tvteuta13:47, 16 Qershor 2022

Ministria e Arsimit planifikon që një orë mësimore të zgjasë 45 minuta nga shtatori, është bërë e ditur për Portalin RTMZ nga ai dikaster qeveritar. Gjithçka, thonë ata, varet nga epidemia e koronavirusit, ndaj, siç shtojnë ata, të gjitha vendimet do t’i marrin në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ministria e Arsimit është duke u përgatitur për vitin e ardhshëm shkollor 2022/2023, sipas planit dhe programit për orë 45-minutëshe, nëse e lejon gjendja epidemiologjike”, thonë nga Ministria e Arsimit.

Ata shtojnë se të gjitha vendimet lidhur me kohëzgjatjen e mësimit shkollor do të merren në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Fatkeqësisht, organizimi i orëve, gjegjësisht kohëzgjatja e orëve të mësimit varet nga epidemia e koronavirusit dhe gjendja shëndetësore e vendit. Të gjitha vendimet për kohëzgjatjen e mësimit do të merren në bashkëpunim me Ministrinë kompetente”, thonë nga Ministria e Arsimit.

  • 1

    Radio