Aktuale Më shumë

Sulmohet termocentrali berthamor në Ukrainë

Prej tvteuta09:21, 4 Mars 2022

Centrali më i madh bërthamor në Ukrainë është sulmuar në orët e para të së premtes nga ushtria ruse.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar “veprim të menjëhershëm” nga bota mes sulmeve ruse në centralin më të madh bërthamor të Evropës. Zelensky ka shtuar se ai kishte qenë në kontakt me liderët nga SHBA, Britania e Madhe, BE, Gjermania dhe Polonia, si dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, por u bëri thirrje qytetarëve të zakonshëm që të ngrenë alarmin edhe me politikanët e tyre.

Shërbimet e urgjencës në Ukrainë kanë thënë se kanë arritur të shuajnë zjarrin në termocentralin bërthamor n; or;t e para të ditës së sotme.

  • 1

    Radio