Aktuale Më shumë

Sporti i Teqball-it në Ulqin

Prej tvteuta15:27, 29 Maj 2023

Për herë të parë në Ulqin, këto ditë, u zhvillua turneu i sportit të teqbollit. Teqbolli është një sport i ngjashëm me tenisin e tavolinës por që luhet me këmbë dhe është mjaft akrobatik dhe tërheqës. Pjesmarrësit në këtë turne ishin nga gjithë Mali I zi, përfshirë Ulqinin.

Organizator i këtij aktiviteti është Organizata Turistike e Ulqinit e cila çdo herë sjell risi interesante në qytet.

Përfaqësuesi i Organizatës Turistike, Bekim Shurdha u shpreh se kanë siguruar tre hapësira të dedikuara për këtë sport të pozicionuara në vende të ndryshme të qytetit për të tërhequr sa më tepër dashamirës të këtij sporti.

Kryetari i klubit të teqbollit në Malin e Zi, Millorad Sutulloviq për TV Teuta foli për rëndësinë e këtij sporti të ri dhe përpjekjet e tyre për promovimin dhe masivizimin e tij.

Në fund të turneut u ndanë edhe çmime simbolike. Fituesi i turneut siguroi preminë prej 1 mijë Euro.

Aktivitete të ngjashme sportive dhe kulturore po shtohen në këtë periudhë në Ulqin me afrimin e sezonit veror.

  • 1

    Radio