Rajoni/Bota Më shumë

Sot shënohet përvjetori i gjenocidit të Srebrenicës

Prej tvteuta08:14, 11 Korrik 2021

Gjenocidi i Srebrenicës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë muslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjeç.

Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Škorpioni”, e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.

Presidenti malazes Milo Gjukanoviq do të marrë pjesë në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenica në 11 korrik, gjithashtu zëvendës kryeministri Dritan Abazoviq do të jetë i pranishëm, si dhe ministri i mashtëm Gjorgje Radulloviq

  • 1

    Radio