Sot Kuvendi zgjedhor i Demokracisë së Re Serbe
Prej tvteuta09:47, 11 Maj 2017
Sot në Podgoricë do të mbahet Kuvendi zgjedhor i Demokracisë së Re Serbe, në të cilin do të zgjidhet kryesia edhe kryetari i ri i kësaj partie. Sipas mediave, kandidati i vetëm është lideri aktual Andrija Mandiq.
Demokracia e Re Serbe u formua në vitin 2009 pas shpërbërjes së Listë s Serbe dhe Mandiq është kryetari i saj që prej themelimit.