Aktuale Më shumë

Sot bëhet pagesa e ndihmës për pensionistët

Prej tvteuta20:29, 8 Mars 2022

Pensionistëve, pensionet e të cilëve janë më të ulëta se mesatarja, sot do tu paguhën 50 euro ndihmë të njëhershme, njoftoi Fondi i  Invalidor dhe pensionist.

Bëhet me dije se Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondi Invalidor dhe pensionist po zbatojnë një aktivitet të përbashkët të pagesës së ndihmës një herëshme prej 50 euro për të gjithë shfrztëzusit e të drejtave pensionale, të ardhurat e të cilëve janë të njëjta ose më të vogla se pensioni mesatar i cili është  299.06 euro.Sot do të bëhet pagesa e ndihmës së njëhershme dhe atë do të marrin 77mijë e 888 pensionistë.Ata kanë shtuar se ky aktivitet paraqet masën e katërt të ndihmës për pensionistët, e cila paguhet gjatë mandatit të Qeverisë aktuale dhe gjithsej mjetet e ndara për këtë qëllim arrijnë në mbi 3,89 milion euro.

 

  • 1

    Radio