Kulturë Më shumë

Sonte premiera e emisionit “Youth Corner”.Tema:  “Atletët e rinj dhe të suksesshëm të Ulqinit”

Prej tvteuta09:10, 14 Janar 2018

Emisioni i ri “Youth Corner”  i cili fillon transmetimin me 14 janar, do të merret me çështje të rëndësishme për të rinjtë në qytetin tonë. Në emision do të debatohet mbi tema të shumta sociale dhe edukative, të cilat do të synojnë t’u ofrojnë të rinjve në Ulqin  dhe më gjerë hapsirë mediatike  për të diskutuar temat që lidhen me jetën dhe arsimin e tyre.

Nëpërmjet intervistave aktive në studio, nxënësit e shkollave të mesme do të kenë mundësi të shkëmbejnë njohuri, qëndrime dhe mendime me njëri-tjetrin për një gamë të gjerë temash, të cilat nuk janë diskutuar haptazi deri më tani. Temat që do të trajtohen do të jenë kryesisht në lidhje me edukimin dhe ato të rëndësisë së përgjithshme si gjendja sociale në qytet dhe në vend, sporti, muzika, teknologjia, shkenca, ekologjia dhe kultura. Emisioni do të transmetohet të dielave nga ora 20:30, kurse repriza të hënave në orën 15:00.

  • 1

    Radio