Situatë e rëndë epidemiologjike në Anë të Malit. Apel të respektohen masat
Prej tvteuta20:05, 17 Nëntor 2020

Me përkeqësimin e situatës epidemiologjike në Komunën e Ulqinit ,përforcohet me kuadro të ri edhe Stacioni Shëndetësor në Katërkollë,ku këto ditë gjendja epidemiologjike është shumë e rënduar.Ç’do ditë regjistrohen raste të reja me kovid 19 ,kjo ka nxitur edhe mërgimtarët tanë të nisin iniciativën për grumbullimin e të hollave që në këto ditë të vështira ti dalin në ndihmë vendlindjes së tyre.Doktor Kujtim Sella nga mjeku i zgjedhur në Shtëpinë e Shëndetit tash dy muaj është angazhuar në stacionin Shëndetësor në Katërkollë.
Aksioni është iniciativë e Fondacionit “Trojet Tona”i udhëhequr nga Valdet Cobaj dhe Nail Osmanaj të cilët në koordinim me mjekët vendas vendosën që gjatë kohës së pandemisë të sigurojnë për bashkëatdhetarët e vet medikamente deficitare.
Për Shtëpinë e Shëndetit dhe Stacionin Shëndetësor në Katërkollë janë siguruar rreth 1000 teste PCR ndërsa 200 teste të shpejta, ku 100 janë dhuratë nga ABA Medica .Janë siguruar edhe 104 antiviral Remdesivir që është mungesë në Mal të Zi ,ku gjer më tani janë ofruar 28 ampula për pacientë të cilët janë të shtruar në spitalin e Tivarit.
Dr. Sella apelon që sa më shumë ti përmbahen masave mbrojtëse,maska,distancë,larja e duarve dhe shmangja e prezencës në tubime.