Shqyrtimi publik për mbrojtjen e Kripores: Të gjithë për mbrojtje, diskutabil modeli i menaxhimit
Prej tvteuta28 January 2019
Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Ulqinit u mbajt shqyrtimi publik në lidhje me Studimin për mbrojtjen e Kripores. Në shqyrtim morën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, përfaqësues të Komunës, Parqeve Nacionale, të punësuar por edhe ato të shoqatave të gjuetarëve . Në shqyrtim kryesisht të gjithë ishin dakord se Kriporja duhet të mbrohet por diskutuesit paraqiten mendime të ndryshme për detajet se si kjo duhet të arrihet , si dhe për modelin e menaxhimit të saj. Në shqyrtim pati kritika ndaj zvarritjes së kësaj çështje nga ana e ministrisë, kurse gjuetarët patën ankesa pasi studimi nuk parasheh zonë gjuetie në Kripore. Nga Komuna e Ulqinit thonë se kanë kuadrot e duhur ër menaxhimin e Kripores, por pa mbështetje financiare nga Qeveria apo ndonjë subjekt tjetër, kjo nuk do të ishte e mundur.