Ekonomi Më shumë

Shoqata për kthimin e Ullishtës në Valdanos mbajti takim me ish pronarët

Prej tvteuta15:39, 7 Nëntor 2017

Shoqata i për kthimin e Ullishtës së Valdanosit ish pronarëve,  mbajti takim me ish pronarët e ullishtës së Valdanosit për të diskutuar rreth situates më të re në lidhje me kthimin e pronës. Avdo Gorana , kryetari i Kuvendit të Shoqatës për kthimin e Ullishtës para të pranishmëve u shpreh se tani janë më afër se kurrë  të realizojnë  ëndrrën shumëvjeçare, por çdo gjë varet nga këmbëngulja. E gjithë procedura ka edhe koston e vet, prandaj pronarët duhet të ndajnë nga 50 cent për një rrënjë të ullirit në mënyrë që të mbulojnë shpenzimet. Kryetari i Shoqatës për kthimin e ullishtës, Lluka Batko Gjakonoviq për televizionin Teuta deklaroi se ky takim ka qenë i karakterit informativ për të njoftuar ish pronarët e ullishtës çfarë është punuar gjer më tani.

Ai falënderoi Komunën e Ulqinit për angazhimin që janë duke bërë për kthimin e pronës ish pronarëve dhe u shpreh optimist në realizimin e plotë të  kërkesës në fjalë. Kryetari i Komunës Nazif Cungu tha se nga Ministria e Financave e Qeverisë së Malit të Zi është fituar mendimi pozitiv,vendimi i kadastrit të Ulqinit është hedhur poshtë dhe janë angazhuar ekspertët ligjorë të fushës së gjeodezisë dhe ndërtimtarisë, që do të bëjnë ndarjen e parcelave dhe vlerësimin e investimeve që kanë qenë të parapara në zonën e gjirit të Valdanosit,të cilat nuk janë realizuar.

  • 1

    Radio