Politikë Më shumë

Shkreli pyet kryeministrin per planin e avancimit te cilesise se jetes

Prej tvteuta21:37, 24 Prill 2019

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ne oren e kryeministrit u përgjigj në Parlament, në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve. Deputeti I PDS-se Luigj Shkreli, ne emer te klubit do te pyes kryeministrin Markoviq se cfare ka ndermarre Qeveria gjate mandatit actual, ne planin e avancimit te cilesise se jetes dhe respektimit te te drejtave te punetoreve. Ne kete pyetje Markoviq u pergjigj se ne periudhen nga prilli I vitit 2017 e deri në prill të këtij viti janë hapur 15 mijë e 216 vende të punës duke theksuar se Qeveria poashtu ka inicuar edhe rritjen e pages minimale per 15%, gje e cila do te ndikoje drejtperdrejte tek 35 mije te punesuar. Kryeministri Markoviq ka theksuar edhe zgjidhjen e ceshtjeve banesore qe nga viti 2016, ku nder te tjera tha se per punonjes ne arsim jane siguruar ceshtjet banesore me kushte te volitshme per 318 te punesuar, ne polici per 717 te punesuar, si dhe per 317 te punesuar ne shendetesi.

  • 1

    Radio