Kulturë Më shumë

Shkolla e muzikës me 20 dhe 21dhjetor organizon koncertet tradicionale

Prej tvteuta08:34, 16 Dhjetor 2018

Nxënësit e shkollës fillore të muzikes në Ulqin gjatë gjithë vitit ishin maksimalisht të angazhuar në edukimin e tyre me muzikën klasike, por me ardhjen e festave të fundvitit, angazhiet e tyre bëhen edhe më të mëdha.

Profesoresha e pianos Fatime Katana Buzuku njoftoi për Televizionin Teuta se gjatë këtij muaji festash ato do të organizojnë dy koncerte tradicionale të fundvitit , me 20 dhe 21 dhjetor  në ora 19:00. Këto koncerte do të mbahen në ambientet e shkollës së muzikës, do të zgjasin nga 45 minuta dhe çdokush është i lirë të marrë pjesë.

  • 1

    Radio