Aktuale Më shumë

Shkarkohet kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiq

Prej tvteuta20:36, 7 Shkurt 2022

Në Kuvendin e Malit të Zi sonte është shkarkuar nga detyra kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiq.Propozimin për shkarkimin e Beçiqit e votuan 79 deputetë, për shkarkimin e tij 43 ishin pro, ndërsa kundër 36 deputetë.

Propozimi për shkarkim është nënshkruar nga 38 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Liberale, Partisë Boshnjake, Socialdemokratëve, Partisë Socialdemokrate dhe Koalicionet Shqiptar .
Në shpjegim thuhet se Kuvendi gjatë mandatit të Beçiqit nuk ka qenë vend i dialogut esencial politik, prandaj nuk ka përmbushur një nga funksionet bazë për të çuar drejt përshpejtimit të rrugës evropiane të Malit të Zi.

  • 1

    Radio