Sociale Më shumë

SH.F “Marshalli Tito”: Suksesi i nxënësve dhe puna e stafit në nivel

Prej tvteuta16:06, 7 Shkurt 2018

Në Sh.F “Marshalli Tito” gjysëmvjetorin e parë e kanë përfunduar me më shumë sukses se sa viteve të kaluara ,në një analizë të  gjërë jo vetem të gjysëmvjetorit por duke krahasuar edhe vitet e kaluara del se kjo shkollë është shembull për suksesin e arritur, shprehet për Televizionin Teuta drejtori i këtij institucioni Arben Llunji.

Drejtori Llunji shton se është thelluar bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit , Entin për arësim dhe qendrën e arsimit në Mal të Zi si dhe kanë bashkëpunim të mirë me këshillin e prindërve, me vetqeverisjen si dhe me sektorin e OJQ-ve. Risi në këtë gjysëmvjetor është qëndrimi me kohë të zgjatur për nxënësit e klasës së parë , çka po rezulton e suksesshme. Projekte të tjera  në përmirësimin e kushteve për SH.F “Marshalli Tito” do të vazhdojmë që ti realizojmë edhe në të ardhmen shton drejtori Llunji.

  • 1

    Radio