Sociale Më shumë

Saubih Mehmeti në Focus:  Numër deficitar I të punësuarve. Spjegon edhe rolin ne aksidente…

Prej tvteuta14:20, 17 Qershor 2021

Kryeshefi I Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit Saubih Mehmeti, në emisionin Focus në TV Teuta, tha se shërbimi I tyre po ballafaqohet me numër deficitar të të punësuarve.

“Per momentin kemi 7 vende  vakante (te larguar ne pension,te aksidentuar  ne vendin e punes, ose me kerkesa personale prej viti 2018). Nuk kemi kerkuar akoma zevendesim, sepse per cdo hapje te vendit te punes kerkohet dhe miratimi I ministries se financave.per momentin kemi 9 te punesuar ne kohe te papercaktuar dhe 6 punonjes sezonal.Kryetari I Komunes I eshte drejtuar Ministrise se Financave duke respektuar moratoriumin,dhe pergjigja eshte negative ku nuk aprovohet anje kerkese per te plotesuar vendet vakante”, tha Mehmeti.

Ai shtoi se  Një rrezik I madh jane dhe aksidentet ne komunikacion,duke patur parasysh se gjate sezonit veror besojme se kete vit do te kemi nje fluks te madh te turisteve qe do te vizitojne dhe do te pushojne ne qytetin tone,duke mare parasysh qe rruget tona do te jene te mbingarkuar me automobile per levizje,propabiliteti I aksidenteve do te jete dhe me I madh. Ne  kete situate neve do te jemi te paret qe do te thirremi per intervenim,prandaj kemi mare hapa paraprake qe te sensibilizojme opinionin e gjere por edhe mysafiret qe te jene te kujdeseshem qe shkaktar te mos jete faktori njeri, shtoi Mehmeti.

Problemi me te punesuarit, numer deficitar I eksperteve te mbrojtjes dhe shpetimit është një problem I madh në këtë ndërmarrje, për të cilin kryeshefi Mehmeti apelon që të zgjidhet nga organet kompetente.

“Sezoni I zjarreve eshte evident  gjate gjithe vitit ,por duke ju referuar temperaturave te larta gjate stines se veres,ligjerisht 1 qershor deri me 15 tetor konsiderohet si periudha kur jemi me te rrezikuar nga shperthimet e zjarreve ne siperfaqet e hapura. Zjarret jane te natyrave te ndryshme ku rrezikshmeria me e madhe eshte ne siperfaqe te mbyllura dhe objekte te ndryshme. Ne si Sherbim per mbrojtje dhe shpetim jemi ne gadishmeri te plote qe te japim maksimumin dhe te intervenojme ne mbrojtje te jetes se qytetareve dhe pasurise se Tyre ne cdo vend dhe ne cdo kohe”, përfundoi Mehmeti në intervistën për TV Teuta.

  • 1

    Radio