Aktuale Më shumë

Sançez nesër për një vizitë pune në Mal të Zi

Prej tvteuta15:56, 30 Korrik 2022

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez Pérez-Castejona nesër do të jetë për një vizitë pune në Mal të Zi, ku do të bisedojë me zyrtarët më të lartë shtetërorë.

Siç njofton Qeveria, kryeministri malazez Dritan Abazoviq do ta presë Sançez në Villa Gorica, ndërsa pas takimit të dy kryeministrave do të vijojë takimi i delegacioneve të Malit të Zi dhe Spanjës.

“Sançez, së bashku me kryeministrin Abazoviq, do të mirëpriten nga zëvendëskryeministrja Jovana Maroviq dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq”, njoftoi kabineti i Abazoviqit.

Thuhet se Sançez do të pritet në Cetinë nga presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

  • 1

    Radio