Aktuale Më shumë

Salaj: Me eksperimente politike mund të mashtroni qytetarin kozmopolit, e kurrsesi qytetarin autokton të këtij vendi e këtij qyteti

Prej tvteuta18:35, 24 Mars 2022

K O N F E R E N C Ë    P Ë R    M E D I A

 

 

Me eksperimente politike mund të mashtroni qytetarin kozmopolit, e kurrsesi qytetarin autokton të këtij vendi e këtij qyteti

 

Të nderuar qytetar të Komunës së Ulqinit
bashkëvendas dhe diasporë e Ulqinit

 

Politika është ndër shkencat me elitare në botë, sepse të merresh më politikë është përgjegjësi dhe duhet të jesh në shërbim të qytetarit nga i cili zgjedhësh, dhe njëkohësisht është edhe krenari sepse je në shërbim të qytetit dhe vendit në të cilin jeton dhe vepron.

Forca e Re Demokratike politikën e sheh si vizion për t’i shërbyer qytetarit në institucione të qytetit, Forca e ka mision që politikën ta largoj nga rruga dhe ta vendos ne institucione për të kryer funksionin qe e ka për zhvillim, përparim e punësim, si dhe për një jetë më të mirë për të punuar, vepruar e përparuar qytetarët e Komunës tonë!

Aktoret politik në Forcë janë intelektual, njerëz të dëshmuar si në jetën private ashtu edhe në atë publike, njerëz të arsimuar, me vizion, guxim, dije e përvojë të gatshëm të marrin përgjegjësi dhe të japin llogaridhënie.

Të nderuar qytetar,

Forca e Re Demokratike, hynë në këto zgjedhje lokale nga roli i opozitës si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.
Eksperimentet politike nga teoricien politik, të cilët nuk e njohin aq mirë sistemin politik dhe rrjedhat politike as në nivel lokal e jo me në atë qendror, duke propozuar qeveri ekspertëve, qeveri pakicave, e koalicione lara-lara në emër të kozmopolitizmit politik, janë jashtë realitetit dhe kohës në të cilin jetojmë.

Mali i Zi ka kaluar një periudhë mbi 20 vjet duke punuar për të krijuar një sistem politik mbi vlera evropiane, një sistem sigurie duke u anëtarësuar në NATO, e cila garanton stabilitet për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, dhe vetëm për 1 vit si qeveri eksperimentale rrezikohet jo vetëm sistemi politik, po i gjithë sistemi i sigurisë së qytetarëve.

Eksperimenti i dytë qeveri e pakicave duke emëruar Kryeministra e Ministra, Kryetar komunash në publik e media, duke bërë koalicione me dëshirë e pa dëshirë, nuk janë në kulturën politike, thjeshtë janë manipulime dhe populizëm mbi të cilët mundohen të mashtrohet qytetari kozmopolit, por asnjëherë qytetari autokton që e njeh historinë e këtij vendi dhe këtij shteti.

Eksperimenti i tretë duke kërkuar udhëheqjen e Komunës së Ulqinit me koalicionin lara-lara me parti qytetare e parti nacionale, pa program, pa parime e koncepte politike, ku antivlerat janë shndërruar në vlera, korrupsioni në model udhëheqje dhe mburrje, ku mjeti nuk e arsyeton qëllimin, sepse funksionet publike, mëditjet dhe pagat e majme janë kthyer në fushatë kundër qytetarit të drejtë, punëtorë e të ndershëm, ndaj qytetarit që e kanë ndarë në shtresa rurale e urbane, vetëm e vetëm që të mbijetojnë dhe ta përfundojnë misionin e tyre për të cilin paguhen, largimin e qytetarëve nga këto troje autoktone.

Mentorët e tyre nuk kanë pasur sukses as në të kaluarën, ku shqiptarët autokton përfaqësues të subjekteve nacionale shqiptare, përkrahen pavarësinë e këtij shteti dhe garantuan anëtarësimin në NATO dhe po ato mentor u munduan të na përçajnë e të na largojnë nga njëri-tjetri, me instalim të shqiptarëve nëpër parti qytetare por pa sukses, por sot mesazhi është i qartë, vetëm duke jetuar këtu, duke punuar e zhvilluar mund ta mbrojmë ketë vend sepse jemi autokton dhe kemi garancinë e shtetit më të fuqishëm në botë SHBA që të jetojmë këtu në vendin tonë.

Në fund, Forca e Re Demokratike e ka një mesazh për të gjithë Ju, shpirtin e qytetit do e mbrojmë deri në anëtarin e fundit të tonin, manipulimeve dhe përçarjeve ndërmjet shqiptarëve shumë shpejt do ju vij fundi, sepse ky popull ka mbi 2500 vjet që flet jeton e vepron shqip në këtë qytet, e ju që kërkoni të shkelni në shpirtin e të parëve tuaj, gjysheve dhe stërgjyshave që kane rene për ketë qytet mesazhi është i qartë, se historia nuk fillon me ju, prandaj kthehuni në amanetin e të pareve, që ketë tokë ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë për popullin tonë autokton dhe çdo qytetar qe jeton këtu.

Faleminderit!

 

 

Nënkryetar i Forcës së Re Demokratike
Kandidat për këshilltar

Sabri Salaj

  • 1

    Radio