Aktuale Më shumë

Rusia kërcënon Finlandën për aplikimin në NATO

Prej tvteuta09:38, 13 Maj 2022

Vendimi i Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n ka nxitur tashmë disa paralajmërime hakmarrëse nga Rusia.

Dmitry Polansky, zëvendësambasadori i Rusisë në OKB, i tha UnHerd të enjten se në momentin që Finlanda dhe Suedia bashkohen me aleancën ushtarake “do të ketë lëvizje nga ana e Rusisë”. “Nëse ka trupa të NATO-s në ato territore, këto territore do të bëhen objektiv i mundshëm për një goditje”, tha Polansky.

Finlanda njoftoi të enjten se do të aplikojë për t’u bërë anëtare e NATO-s, derisa Suedia pritet të ndjekë shembullin, pasi të dy vendet zhvilluan diskutime të përbashkëta.

  • 1

    Radio