Aktuale Më shumë

“Rritja 8.15% e pensioneve është një tjetër arsye që pensionistët të dalin në rrugë”

Prej tvteuta10:18, 18 Maj 2022

Njoftimi për rritjen e pensioneve për 8.15 për qind është një arsye tjetër që të gjithë pensionistët në Mal të Zi të dalin në rrugë më 13 qershor, kumtuan pensionistët nga veriu i Malit të Zi.

“Me njoftimin e Fondit për sigurimin invalidor e pensionist se do të rrisë pensionet për 8.15 për qind në maj, padyshim që dikush po përpiqet të nënvlerësojë pensionistët dhe qëllimisht të rrezikojë jetën e pensionistëve malazezë, veçanërisht në veri, të cilët tashmë gjenden në prag të urisë.

Ata e konsiderojnë këtë si një arsye tjetër që më 13 qershor, kur u paralajmëruan protesta të reja të pensionistëve në Mal të Zi, që të  thirren të gjithë pensionistët, jo vetëm nga veriu, por nga i gjithë Mali i Zi, të dalin në rrugë dhe të bllokojnë të gjitha autostradat.

  • 1

    Radio