Sociale Më shumë

Rotari klub dhe Moto klub “Pirates “ ndajne dhurata për fëmijë (VIDEO)

Prej tvteuta22:24, 4 Janar 2015

“Rotari klub “vazhdon me ndarjen e dhuratave në prag të festave të fundvitit. Kësaj radhe në fokus ishin fëmijët e prindërve që janë shfrytëzues të ndihmave sociale. Kryetari i klubit Rotari Nizami Mavriqi u shpreh se 13 vite me radhë ky klub në prag të festave të fundvitit gëzon fëmijët,pra ata që më së shumti i gëzohen vitit të ri .

Përveç “Rotari klubit” për fëmijët tanë tash disa vite me radhë janë duke menduar edhe “Moto klubi Pirates”

.Të veshur si babadimra ato me motor defiluan nëpër qytet për ti sjell kështu dhuratat tek “Qendra ditore për fëmijë me pengesa në zhvillim Sirena”,ku ishin prezent edhe fëmijët e foshnjoreve .

Drejtori i kësaj qendre Bilal Alal shpreh mirënjohje për të gjithë ata që i kujtojnë këto fëmijë që kanë nevojë më shumë se askush për një buzëqeshje,ngrohësi,solidarizim  dhe përkujdesje.

Ndërkaq Jozo Briskoviq nga “Moto Klub Pirates” ndihet shumë i lumtur që mu në prag të festave me dhurata modeste patën mundësi ti gëzojnë këto fëmijë.

Moto klub Pirates i ndau dhurata edhe fëmijëve të Qendrës ditore “E drejta për jetë”.

 

  • 1

    Radio