Aktuale Më shumë

Rënditja e listave zgjedhore në fletën e votimit. Koalicionet shqiptare nr.6 dhe 15.

Prej tvteuta17:32, 27 Maj 2023

KSHZ organizoi dje hedhjen e shortit për rënditjen e listave zgjedhore në fletët e votimit. Partia Boshnjake do të rënditet e para , e ndjekur nga IQK dhe lista “Drejtësi për të gjithë” e ish ministrit Vlladimir Leposaviq.  Në vendin e katërt është koalicioni i PSP dhe Demos, pas tyre koalicioni i Malit të Zi të Vërtetë , Partisë Demokristiane, Partisë Demokratike Serbe dhe Lëvizjes për Pljevlja. Aleanca Shqiptare është në vendin e gjashtë dhe Lëvizja “Preokret” në të shtatin.

Me numrin tetë është Lëvizja për Ndryshime, e nënta lista “Ne mundemi – Për Malin e Zi Qytetar”, në të dhjetin koalicioni rreth PDS,  e më pas Lëvizja Evropa tani”. E dymbëdhjeta është PSD, e trembëdhjeta  koalicioni i Demokratëve dhe ABR, ndërsa në të 14-in koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”. Me numrin 15 është “Forumi Shqiptar”. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka konfirmuar 15 lista zgjedhore,  ndërsa dy janë refuzuar për shkak të mangësive.

  • 1

    Radio