Aktuale Më shumë

Referendumi tregon se janë për bashkim me Rusin

Prej tvteuta16:40, 29 Shtator 2022

Autoritetet në Luhansk, Donjetsk, Herson dhe Zaporozhije, konfirmuan se pas referendumit këto rajone janë “për” bashkimin me Rusinë. Nga Kremlini njoftojnë se Parlamenti Rus në ditët e ardhshme mund të zyrtarizojë aneksimin e këtyre territoreve. Sekretari Amerikan i Shtetit Antoni Blinken tha se Perëndimi nuk do ta njohë kurrë aneksimin rus të territoreve të Ukrainës dhe se vendi i tij do të ndihmojë Evropën në krizën e energjisë.
Edhe presidenti i Këshillit Evropian Charl Michel tha se Bashkimi Evropian nuk do t’i njohë, referendumet e rreme në katër rajonet e Ukrainës. Në të njëjtën kohë, qeveria e Letonisë shpalli gjendje të jashtëzakonshme në tri zonat përgjatë kufirit, për shkak të fluksit të madh të rusëve që përpiqen të largohen nga vendi.
Ministria e Brendshme njoftoi se situata në kufi mund të ndryshojë shpejt dhe se shumë persona mund të përpiqen të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Kurse liderja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni tha se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re italiane. Ajo iu përgjigj mesazhit urues të dërguar nga presidenti ukrainas, pasi partia e Melonit, “Vëllezërit e Italisë”, fitoi zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.

  • 1

    Radio