Sociale Më shumë

Reagim i Xhelal Hoxhiq në lidhje me thellimin e Port Milenës

Prej tvteuta14:45, 7 Dhjetor 2017

Në lidhje me njoftimet se së shpejti do të fillojë thellimi i kanalit Port Milena mënyrë që të krijohen kushte për lidhur anijet, ka reaguar aktivisti Xhelal Hoxhiq nga OJQ “Hapi i gjelbër”.

“Port Milena duhet të pastrohet nga mbeturinat,  gurët, , gomat, pajisje shtëpiake, etj, por jo të bëhet thellimi i shtratit, pasi kjo do të ndikojë negativisht në ekosistem . Thellimi do të shkaktojë pasoja shumë negative për revitalizimin e mundshëm – ringjalljen e florës dhe faunës të cilët kanë rëndësi jetësore për  Port Milenën, dhe nuk do të ndihmojë në rrjedhje më të madhe të ujit pasi kjo varet nga faktorë të tjerë, siç është niveli i detit. Qasja e pjesëshme në zgjidhjen e problemit të Port Milenës mund të krahasohet me fillimin e ndërtimit të shtëpisë nga çatia dhe jo nga themeli. Pika fillestare për trajtimin e situatës aktuale në Port Milenë është vlerësimi dhe njohja e mjedisit, turizmit, peshkimit, vlerave kulturoro-historike  dhe potencialet e tjera, e pastaj të hartohet projekti për  fillimin e rehabilitimit, revitalizimit dhe valorizimit të këtij lokaliteti mbi postulatet e qëndrueshmërisë. Ftojmë autoritetet lokale të reflektojnë dhe të bashkëpunojnë me strukturat e tjera si peshkatarët, shoqërinë civile, pronarët e objekteve në afërsi të  Porta Milenës, opinionin profesional dhe shkencor si  Instituti për Biologjinë Detare në Kotor, Akademinë e Shkencave,  Universitetin e Malit të Zi, punonjësit e turizmit, Të Mirat Detare, Ministrinë e  zhvillimit të qëndrueshëm, bashkësinë lokale Shtoj, dhe të tjerë,  në mënyrë që të hartohet projekti dhe të përcaktohen  aktivitet  e mëtejshme.”

 

Xhelal Hoxhiq

OJQ “Hapi i gjelbër”

  • 1

    Radio