Aktuale Më shumë

Rama: Do të ndërtojmë rrugën Shëngjin-Velipojë që të lidhemi me Malin e Zi

Prej tvteuta16:24, 9 Nëntor 2017

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, paralajmëroi ndërtimin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila me ndërtimin e urës mbi Bunë do të lidhte me një aks të shpejtë Malin e Zi me Shqipërinë. Rama këtë lajmërim e bëri në prezantimin e buxhetit për vitin 2018.

Realizimi i këtij projekti do të kishte një rëndësi të madhe për të dy vendet, pasi do të mudësonte ofertë të përbashkët turistike dhe qarkullim më të shpejtë në mes banorëve. Kjo sidomos për ato që banojnë në Shkodër dhe Ulqin me rrethinë, duke bërë që edhe pika kufitare në Sukubinë të jetë shumë më pak e ngarkuar.

  • 1

    Radio