TURIZËM Më shumë

Radulloviq: Presim rritje të turistëve nga Rusia

Prej tvteuta15:32, 19 Maj 2017

Ministri i turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm Pavle Radulloviq, u takua sot me përfaqsuesit e degës ruse të operatorit të njohur  turistike TUI, me të cilët u diskutua për ofertën turistike të Malit të Zi dhe interesimin e rusëve për të vizituar vendin tonë. Radulloviq vlerësoi se një e katërta e të gjithë turistëve të huaj që vizitojnë Malin e Zi janë nga Rusia, dhe pret që ky numër të rritet edhe më tepër në të ardhmen.

Përfaqsuesit e TUI prezantuan aktivitetet e tyre në Mal të Zi dhe konfirmuan interesimin e turistëve rus për këtë vend. Në këtë drejtim ato shprehen edhe interesimin për bashkëpunim intensiv në mes TUI dhe Qeverisë së Malit të Zi, me qëllim të rritjes së mëtejshme të turistëve nga Rusia.

  • 1

    Radio