Ekonomi Më shumë

Qeveria synon suficit buxhetor pas 2019-ës

Prej tvteuta09:59, 19 Maj 2017

Kryeministri Dushko Markoviq ka deklaruar se masat e reja të konsolidimit fiskal do të duhej ta eliminojnë deficitin buxhetor deri në fund të vitit 2019, kur Mali i Zi do të duhej të kalojë në fazën e suficitit buxhetor. Ai në konferencë për shtyp, pas takimit me nënkryetarin e Bankës botërore, Sirillo Miller, ka thënë se ka për qëllim që me masat e reja të konsolidimit të sigurohet stabilitetit fiskal.

Plani ynë është që masat e reja të konsolidimit fiskal, mbi të cilat diskutojmë në këtë moment me Bankën Botërore, si partner yni, do të duhej të na çojë në situatë që brenda tri vjetësh ta eliminojmë deficitin buxhetor dhe të kalojmë në fazën e suficitit buxhetor dhe, gjithashtu, në këtë periudhë borxhi publik të marrë trend rënieje, ka thënë Markoviq.

  • 1

    Radio