Qendra islamike në Tivar- atmosferë emocionuese gjatë muajit të Ramazanit
Prej tvteuta16:09, 25 Maj 2019
Me thirjen e ezanit të pret një ndër qëndrat me të bukura islamike në Mal te Zi. Bëhet fjalë pë qendrën islamike në qytetin e Tivarit. Qendër e cila është kthyer në pikëtakimin e muslimanëve nga të gjitha qytete e Malit e Zi e më gjerë. Muaji i madhërueshëm i Ramazanit sjell një atmosferë edhe më emocionuese, me iftarin e shtruar ne oborrin e qendrës, me minaret të cilat të thërrasin në faljen e namazit të Teravise , e me ligjeratat drejtuar xhematiti nga Kryeimami dhe kryetari i qendres islamike te Tivarit, Mujidin Milaimi.
Pas faljes së Taravise, të gjithë besimtarët kanë mundësi të ndalen dhe të shijojnë nga një kafe të shërbyer në mënyrë tradicionale.