Aktuale Më shumë

Pse e mbyllën gojën lojtarët e Gjermanisë në foton e ekipit?

Prej tvteuta15:08, 23 Nëntor 2022

Lojtarët e Gjermanisë i bënë të qarta ndjenjat e tyre përpara ndeshjes të së mërkurës në Kupën e Botës kundër Japonisë, pasi FIFA i bllokoi ata dhe kombet e tjera të mbanin shiritin e OneLove.

Disa momente para fillimit të ndeshjes në stadiumin Khalifa International në Al Rayyan, çdo lojtar i Gjermanisë mbuloi gojën në një foto të ekipit në shenjë proteste kundër ndalimit të shiritit nga FIFA.

Federata Gjermane e Futbollit konfirmoi në një postim në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter se skuadra ishte ajo që e dha idenë dhe në fund e realizuan.

“Nuk bëhej fjalë për një deklaratë politike – të drejtat e njeriut janë të panegociueshme. Kjo duhet të merret si e mirëqenë, por ende nuk është kështu. Kjo është arsyeja pse ky mesazh është kaq i rëndësishëm për ne. Të na mohosh shiritin është njësoj si të na mohosh një zë. Ne i qëndrojmë qëndrimit tonë”.

“Ne donim të përdornim shiritin e kapitenit tonë për të mbajtur qëndrim për vlerat që mbajmë në kombëtaren e Gjermanisë: diversitetin dhe respektin reciprok. Së bashku me kombet e tjera, ne donim që zëri ynë të dëgjohej”, thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio