Sociale Më shumë

Protesta për Adën e Bunës: Jemi për zgjidhje profesionale të problemit

Prej tvteuta09:37, 26 Tetor 2020

 

Shoqata e pronarëve të objekteve të pëkrohshëm në Adën e Bunës, si  dhe disa qytetarë u mblodhën dje tek deponia e rërës, nga ku apeluan tek organet shtetërore dhe drejtuesit e institucioneve kompetente që të ndëhyjnë për të përmirsuar gjendjen në të cilën ndodhet Buna, por edhe për të tërhequr vërejtjen për menaxhimin e saj jo të përshtatshëm.

“Ne nuk dyshojmë në saktësinë e dokumentacionit, por në terren problemi është më se i dukshëm. Bregdeti është zvogëluar për më tepër se 50 metra, për shkak të ujit të kripur që nxirret së bashku me rërën, qindra pemë janë tharë, kurse dëmi për  biodiversitetin as nuk mund të llogaritet. Duam të theksojmë se nuk jemi kundër punëve të kryera në mirëmbajtjen e krahut të djathtë, por jemi ekskluzivisht kundër mënyrës joprofesionale në të cilën ato kryhen dhe planifikohen, sepse të gjitha rezultatet tregojnë se diçka po bëhet keq ”, thonë nga kjo shoqatë. Ata janë edhe kundër njoftimit të Drejtorisë së Ujrave , e cila ka kumtuar se planifikohet që rëra e nxjerrë të shitet në prokurim publik. “Ne jemi të mendimit se kjo deklaratë është e pakuptimtë dhe e pabazuar sepse rëra e depozituar duhet të kthehet urgjentisht në plazhin e Adës, por jemi gjithashtu të vetëdijshëm se ajo do të humbasë shpejt nëse nuk bëhet asgjë tjetër”,  thonë në shoqatë.

  • 1

    Radio